Arbëria dhe Feronikeli kanë barazuar pa gola në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, u zhvillua nën reshje të shiut, që nuk i lejuan të dy skuadrat të tregojnë më të mirën.
Me të filluar ndeshja Arbëria rrezikoi me Dior Zabërgjën, por topi i goditur nga ai u ndaj nga Keita Balde, ndërsa vendasit kërkuan penallti.
Feronikeli rrezikoi me Alban Pnishin dhe Yll Hoxhën, por në të dyja rastet në vend ishte portieri Donat Kaçiu.
Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit që rrezikuan me kapitenin Labinot Ibrahimi, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Pasjtaj Arbëria rrezikoi edhe me Qlirim Koshtanjevën dhe Kreshnik Bahtiri, por pa sukses.
Agron Bruqi i Arbërisë dhe Albert Dabiqaj i Feronikelit kishin rastet e fundit, por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.
Arbëria pas këtij barazimi mbetet lider me tetë pikë, ndërsa Feronikeli me 5 pikë ka vendin e tretë. /Telegrafi/