Arbër Zeneli i ka thënë sot (e mërkurë) ‘PO’ Kosovës, duke lënë Përfaqësuesen U-21 të Suedisë, ka dhënë arsyetimin e parë, përse vendosi ta bëjë këtë.
Ai ka treguar edhe arsyen kush ishte faktor kryesor për të zgjedhur Kosovën.
“Siç e dini tashmë, kam zgjedhur ekipin kombëtar të Kosovës. Trajneri i Kosovës (Albert Bunjaku) ka një kohë të gjatë që më ka kontaktuar për të treguar interesin e tyre që nga hera e parë që e pashë. Njerëzit mund të më quajnë tradhtar etj… Njerëzit që më njohin e dinë se sa shumë e dua Suedinë, dhe sa mirë flasë për Suedinë, gjithmonë e kam dashur këtë vend. Një ditë do të më doni”, ka shkruar Zeneli në ‘Instagram’ në gjuhën suedez, raporton GazetaOlle.com.
Zeneli bëhet futbollisti i radhës që pranon Kosovën pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës, Sinan Bytyqit dhe Amir Rrahmanit.