Telegrafi

Arbër Zeneli shkëlqen me dy asistime te Heerenveeni

Arbër Zeneli

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon me paraqitje të mira individuale me Heerenveenin në Eredivisie.

Zeneli është njëri nga lojtarët më në formë të Kosovës në muajt e fundit.

Pas disa golave të shënuara në ndeshjet e fundit me Heerenveenin, tani Zeneli po tregohet vendimtar edhe me asistime.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli vazhdon shkëlqimin, shënon për Heerenveenin dhe golin ia dedikon gjyshit të vdekur

Sulmuesi i Kosovës i ka bërë dy të tillë sot (e diel) në humbje e skuadrës së tij në shtëpi ndaj Utrechit me rezultat 3-2.

23-vjeçari fillimisht asistoi te goli i Michel Vlap në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 75-të asistoi te goli i Pelle van Amersfoort.

Me këto dy asistime, Zeneli arrin në kuotën e nëntë asistime këtë sezon në Eredivisie.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arbër Zenelit

Përveç kësaj, asnjë lojtarë tjetër në kampionatin holandez nuk ka më shumë asistime deri më tani.

Në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Zeneli ka shënuar gjithashtu edhe tri gola. /Telegrafi/