Reims ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Lensit në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.
Është sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili ka shënuar për epërsinë e vendaseve 1-0 ndaj Lens.
Goli i sulmuesit kosovar erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes.
13' ⚽️ L'ouverture du score d'Arber Zeneli ! 👊 Sur une offensive rémoise, Boulaye Dia arme une frappe repoussée par Leca mais Arber Zeneli a suivi et pousse au fond de la tête ! #SDRRCL (1-0) pic.twitter.com/O1pXQ2OpJv
— Stade de Reims (@StadeDeReims) February 13, 2021
Ky gol u shënua me kokë nga afërsia, pas një topi të kthyer nga portieri.
Me këtë gol, Zeneli shkon në kuotën e tri golave dhe tri asistime deri tani këtë sezon në Ligue 1. /Telegrafi/
Le ⚽️ de Arber Zeneli 🥰 #SDRRCL https://t.co/kdDGrJHCRZ
— 🚩Corner à la Rémoise (@A_LaRemoise) February 13, 2021