Telegrafi

Arbër Zeneli paralajmëron rikthimin: Durim, gati për tu kthyer

Tetë muaj pas lëndimit, Arbër Zeneli është kthyer në fushë për të stërvitur me skuadrën.

Ky lajm pa dyshim e ka gëzuar lojtarin, por edhe tifozët e klubit të tij dhe ata të Kosovës.

Zeneli ishte dëmtuar në ndeshjen me Malin e Zi në qershor të vitit të shkuar dhe që atëherë është jashtë fushave, shkaku edhe i një operimi.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ai e ka paralajmëruar rikthimin me disa foto në stërvitja e fundit, ku shihet që ka qenë bashkë me shokët e skuadrës.

“Durim, AZ10 gati për tu kthyer”, ka shkruar Zeneli.

Zeneli pritet të kthehet në fushë në javët në vijim, Reims ndaj Nice ose Strasbourg, që janë edhe ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/