Mesfushori ofensiv i përfaqësueses së Kosovës është në formë të jashtëzakonshme.
Arbër Zeneli po tregon në kampionatin holandez se është kërcënim serioz edhe për top skuadrat.
Në derbin ndaj liderit Feyenoord që po zhvillohet në Rotterdam, Zeneli është ai që ka asistuar në mënyrë perfekte për Goochanejhad i cili me kokë realizoi për 1-0.
Kjo është vazhdimsi e një forme fenomenale për Zenelin, para dueleve me përfaqësuesen tonë pas pak ditësh. /Telegrafi/
https://twitter.com/DutchGoalsAMore/status/792722252613685248