Site icon Telegrafi

Arbër Zeneli: Do jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve

Arbër Zeneli është deklaruar para ndeshjes që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ylli i Përfaqësues sonë ka bërë të ditur se është i gatshëm që të rikthehet nga lëndimi dhe se do i duhen edhe dy muaj nga rikuperimi, por që për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2020 do të jetë i gatshëm.

“Rikuperimi po shkon shumë mirë dhe stafi mjekësor më ka thënë se edhe dy muaj do të jem i gatshëm për t’u rikthyer në fushë”, ka thënë Zeneli.

“Nuk arritëm që të kualifikohemi nga këto kualifikime, por që do të tentojmë të kualifikohemi nga Liga e Kombeve”.

“Unë jam i lumtur me ecurinë e rikuperimit nga lëndimi dhe besoj se do të jem 100% i gatshëm për ndeshjen e marsit ndaj Maqedonisë së Veriut”.

“Ne kemi një ekip të mirë dhe kishim ëndërr që të shkonim në Evropian përmes këtyre kualifikimeve, por që kemi edhe shansin e dytë në mars”, ka shtuar më tej ylli i Përfaqësueses tonë.

Kosova do të përballet në mars me Maqedoninë e Veriut në mars të vitit 2020 dhe nëse arrin ta kalojë këtë pengesë, atëherë do të pres fituesin e ballafaqimit Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/

Exit mobile version