Telegrafi

Arbër Zeneli flet për të gjitha – zgjedh mes Messit dhe Ronaldos, tregon skuadrën e zemrës si dhe për klubin e ardhshëm

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka zbuluar klubin e tij të zemrës.

Në një intervistë dhënë Telegrafit, sulmuesi anësor ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij.

Zeneli ka treguar se është tifoz i madh i skuadrës italiane Milan, ku shpreson të luaj një ditë aty.

“Në zemrën time është Milani dhe e dua shumë. Shpresoj që një ditë të luaj aty, por ta shohim”, deklaroi Zeneli.

Shënuesi i shtatë golave me Kosovën i është përgjigjur edhe pyetjeve të tifozëve, ku nuk mungoi ajo e përhershmja për dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Zeneli rrëfehet për momentin më të vështirë në karrierë, bisedën e parë me Vojvodën, ndihmën nga FFK dhe Reims si dhe shokun te Kosova që e ka telefonuar më së shpeshti

“Unë e dua Cristiano Ronaldon, por duhet ta pranoj se Messi është një shkallë më lart. Ai është më i miri në botë”, u shpreh Zeneli.

Numri 10 i Dardanëve thotë se nuk e ka problem të luaj në ligat më të forta në botë, edhe pse tani është në Ligue 1, kampionat që llogaritet ndër pesë më të mirët në Evropë.

“Mendoj se do të përshtatesha mirë si në La Liga, Ligën Premier, Serie A apo Bundesliga”.

“Unë kam kontratë me Reims dhe jam i lumtur këtu pasi klubi ka bërë shumë për mua”.

“Do të shkoja tek ajo skuadër që më ka prioritet dhe se beson në aftësitë e mija. Nuk është problem se cila skuadër më kërkon, mjafton të më tregojnë qartë se më duan me të vërtetë dhe unë do të shkoja”, deklaroi Zeneli.

Gjatë karrierës së tij Zeneli është përballur me emra të mëdhenj të futbollit botëror si Kylian Mbappe, Luka Modric, Marco Verratti, Frenkie De Jong e të tjerë.

Lexo po ashtu Rrëfimi unik i Arbër Zenelit për skuadrat që e kërkonin: Chelsea është interesuar shumë, për Ajaxin do të udhëtoja në këmbë deri në Amsterdam

“Jam përballur me shumë futbollist të mëdhenj, ku do t’i veçoja Mbappe, Verratti, Modric e De Jong”.

“Më i vështiri për tu përballur është Modric, apo të them më i miri. Kur kemi luajtur kundër Kroacisë në Zagreb ka qenë fusha jashtëzakonisht e keqe, mirëpo Modric nuk e bëri asnjë gabim të vetëm, kjo tregon se çfarë lojtari është ai dhe jo rastësisht është fitues i Topit të Artë”, u shpreh Zeneli. /Telegrafi/