Arber Zeneli është shpallur futbollisti i vitit në Kosovës, nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ylli nga Mitrovica ka pasur një vit të jashtëzakonshëm si me Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe me skuadrën e tij Heerenveen.
23-vjeçari brenda vitit 2018 ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
Ndërkohë gjatë këtij edicioni me klubin e tij Heerenveen, ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë 10 asistime.
Pasi pranoi çmimin si futbollisti i vitit, Zeneli ka thënë se e ka ëndërruar këtë çmim.
“E kam ëndërruar një çmim të tillë. Falënderojë bashkë lojtarët te Kosova dhe Herenveeni, tifozët Dardanët, por në veçanti Fadil Vokrrin pa të cilin nuk do të ishim këtu”, ka thënë Arbër Zeneli.
Kujtojmë që pas formës së mirë, emri i Zenelit është përmendur tek skuadrat e mëdha evropiane si Fenerbahce, Fiorentina e Napoli. /Telegrafi/