Telegrafi

Arbër Zeneli e ‘detyron’ Nagatomon që të shënojë autogol

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është treguar vendimtar në golin e Reims në udhëtim te Marseille.

Remis e ka mbyllur pjesën e parë me barazim 1-1 në udhëtim te Marseille në kuadër të javës së 16-të të Ligue 1.

Goli i parë në ndeshjen nga mysafirët dhe ishte mbrojtësi Yuto Nagatomo, i cili shënoi autgol në minutën e 21-të.

Megjithatë, ky autogol erdhi pas një asistimi në zonë të yllit të Kosovës, Arbër Zeneli, i cili e ‘detyroi’ japonezin të shënojë në portën e tij.

Goli i barazimit 1-1 nga Marseille erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe ishte Florian Thauvin që shënoi golin.

/Telegrafi/