Telegrafi

Arbër Shala largohet nga Dukagjini

(Foto: Facebook/KF Dukagjini (Klinë))

Mbrojtësi i krahut, Arbër Shala, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dukagjinit në sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Klina e ka konfirmuar largimin e 28-vjeçarit, i cili iu bashkua kësaj skuadre në janar të këtij viti dhe luajti vetëm gjysmë sezoni. Më herët, ai ishte pjesë e Lirisë.

“Mbrojtësi anësor, Arbër Shala, përgjatë këtij gjashtëmujori sa ishte pjesë e jona, tregoi karakter dhe personalitet si ne fushë edhe jashtë saj.

“Ne duke e falënderuar Arbërin për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e klubit Dukagjini, i dëshirojmë shumë sukses”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Kujtojmë që Dukagjini në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, pasi që nuk i mbijetoi qëndrimit në elitën e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/