Site icon Telegrafi

Arbër Prekazi: Feronikeli nuk po luan për barazim

Arbër Prekazi (Foto: feronikelifc.com)

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Feronikelit dhe Prishtinës në kuadër të xhiros së fundit të Ipko Superligës së Kosovës, në të cilën njëherësh vendoset edhe titulli i kampionit.

Skuadra nga Drenasi ka bërë lojë ofensive në pjesën e parë, duke pasur shanse për gol, edhe pse i mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion.

Arbër Prekazi ka deklaruar pas përfundimit të pjesës së parë, duke thënë se ata kanë arritur ta mbajnë Prishtinën në pjesën e tyre, e që do të tentojnë të njëjtën gjë edhe në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

“Jemi duke e mbajtur skuadrën e Prishtinës mjaft mbrapa, shpresoj që t’i mbajmë ashtu edhe në pjesën e dytë për të krijuar shanse edhe më të mira”, ka thënë anëtari i Feronikelit.

Prishtina nuk arriti në pjesën e dytë që ta rrezikojë portën e ‘Xehetarëve’, duke mos bërë asnjë gjuajtje në kornizën e portës. /Telegrafi/

Exit mobile version