Telegrafi

Arbër Mustafa, talenti gjilanas në prova te skuadra gjermane

Mesfushori i Gjilanit Arbër Mustafa është duke u provuar te skuadra gjermane SC Wacker Burghausen tashmë e disa ditë.

20 vjeçari ishte titullarë në shumë ndeshje te ‘kuqebardhët’ këtë edicion dhe pati paraqitje mjaft të mira, me ç’rast ka zgjuar interesim të shumë skautëve që e kanë kontaktuar tashmë mesfushorin gjilanas.

Mustafa po provohet tashmë e disa ditë në skuadrën gjermane, teksa ka marrë edhe lejen e klubit të Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Brenda pak ditësh pritet të mësohet e ardhmja e Mustafës.

Mustafa ishte lider në edicionin e kaluar te Gjilani U19, teksa fituan titullin në një sezon historik.