Site icon Telegrafi

Arbër Krasniqi sjell këngën “Të kam falë”

Arbër Krasniqi solli një version epik të këngës “Të kam falë”.

Kënga ka një thurje të çuditshme të muzikës së lehtë e cila çelë në një stil rok epik, duke filluar nga një piano blu, të bashkangjitur me zëra të errët, deri në daullet e luftërave e tingujve të çorientuar të kitarës.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Arta Krasniqi, ndërsa muzikën, orkestrimin dhe këndimin e bëri Arbër Krasniqi.

Arbëri, është një kompozitor i këngës dhe muzikës filmike e teatrale, ai së fundmi ka kompozuar edhe një kënge për një film të prodhimit amerikan të titulluar “My Secret War” me producente e skenariste, Rina Hajra.

Filmi pritet te shfaqet së shpejti edhe në festivalet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version