Site icon Telegrafi

Arbër Hoxha me njërin ndër golat më të mirë në karrierë në fitoren bindëse të Slaven Belupos

Slaven Belupo triumfoi 4-2 në udhëtim te Rijeka në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kroacisë.

Në këtë fitore të thellë të mysafirëve realizoi edhe Arbër Hoxha dhe ishte njëri ndër golat më të bukur në karrierën e tij.

Derisa skuadra e tij po fitonte 3-1, sulmuesi shqiptar u asistua nga Caimacov në minutën e 85-të, derisa ia doli ta parabolonte portierin e Rijekës.

Ky ishte goli i katërt deri më tani në këtë sezon për Hoxhën, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version