Site icon Telegrafi

Arbër Hoxha konfirmon lëndimin: Do t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike

(Foto: FC Ballkani/Facebook/Arbër Hoxha)

Anësori i Ballkanit, Arbër Hoxha, e ka konfirmuar se ka pësuar lëndim të rëndë në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Trepçës ‘89.

Në një prononcim për Gazeta Sheshi, futbollisti ka bërë të ditur se i ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Është e vërtetë, jam lënduar gjatë seancës stërvitore të ditës së shtunë dhe pas ekzaminimeve mjekësore del që i kam këputur ligamentet e gjurit”.

(Foto: FC Ballkani/Facebook/Arbër Hoxha)

“Të martën pritet që të hy në operim”, citohet të ketë thënë lojtari lidhur me lëndimin e tij.

Lexo po ashtu Arbër Hoxha pëson lëndim të rëndë, mund ta humbas sezonin

Hoxha ka qenë standard gjatë këtij edicioni për klubin nga Suhareka, prandaj do t’i mungojë skuadrës në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Exit mobile version