Ndërsa edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania po përmbyllet, dy opinionistët e dalluar, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari, kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi rrugëtimin e banorëve përgjatë katër muajve të aventurës.
Dy personalitetet kanë shoqëruar me komente të sinqerta zhvillimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke iu dhënë spektatorëve një pasqyrë të thellë dhe të detajuar të lojës.
Ori: Është një finale emocionuese, në këtë edicion, surpriza më e madhe ishte që ky BB na ka dhënë 5 finalistë dhe pesë fitues që i duam, na pëlqejnë, jemi dashuruar me ty, ndryshe nga herët e tjera. Mezor po pres të shkojmë më shumë.
Arbri: Unë mendoj që nga ky program këtë vit do dalin dy fitues, njëri ai që zgjedh publiku dhe dituesi tjetër je ti. Dua të të vlerësoj për mënyrën si e ke drejtuar këtë program nga fillimi deri në fund.
Ledioni: Më keni ndihmuar shumë, ma keni bërë rrugëtimin më të lehtë dhe më të kënaqëshme.
Arbri: Ky vit na dha 5 finalistë që në këndvështrimin tim të pestë kanë dhënë për lojën. Ajo që kam parë unë ndryshe, kemi pasur vajza dhe gra të forta. Uroj që fituese të jetë një vajzë. /Telegrafi/