Të shtunën mbrëma, këngëtari i “NRG Band”, Besnik Qaka, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Lolita Begolli.
Dasma u zhvillua në “Hotel Dukagjini” në Pejë, ku të pranishëm ishin edhe kolegë të shumtë të këngëtarit, disa prej të cilëve u kujdesën për atmosferën e kësaj ceremonie martesore.
Arbër Gjota ishte njëri prej këngëtarëve të angazhuar nga çifti për ta ndezur atmosferën në dasmën e tyre.
Ndërsa në videot që jua sjellim, mund të shihni se të pranishmit janë argëtuar në masë të madhe me muzikën e Arbrit.
Krahas Gjotës, për argëtimin e të ftuarve janë kujdesur edhe Labi, Lori, Dani, Arbër Gjota, Genc Prelvukaj, Big Mama, Vig Poppa, Orient Darabuka e DJ Esto.
Ndryshe, Arbër Gjota ka qenë ndër këngëtarët më të kërkuar të Rrafshit të Dukagjinit për sezonin 2017.
Nga postimet e tij në rrjetet sociale është parë se ai pothuajse çdo natë ka performuar në dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Këngëtari është aktiv qe një kohë në ahengje të ndryshme, mirëpo në sezonin 2017 ka arritur rekord me një numër të konsiderueshëm të mbrëmjeve muzikore. /Telegrafi/