Telegrafi

Arbër Ademi: Qytetarët dhanë mbështetje për konceptin tonë

Zëdhënësi i Shtabit Qendror të BDI-së Arbër Ademi, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp, tha se dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë demokratike.

Ai vlerësoi se qytetarët kanë dhënë mbështetje për konceptin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të qetë dhe atmosferë demokratike, në pajtim me standardet evropiane. Institucionet e shtetit kanë treguar kapacitet për organizimin e zgjedhjeve në pajtim me pritjet e pjesëmarrësve dhe bashkësisë ndërkombëtare. Vlerësojmë se mënyra e organizimit të këtyre zgjedhjeve është përmbushje e edhe një kushti për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në”, tha Ademi.

Ai njoftoi se do të japin detaje tjera për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/