Duke qenë një prej modeleve më të ndjekura shqiptare, Arbenita Ismajli arrin të tërheqë vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Bukuroshja ka publikuar fotografi të tjera në Instagram, ku numëron mbi 391 mijë ndjekës.
Edhe në pozat e reja, ajo ka vënë në plan të parë figurën trupore, duke qenë se është e njohur për linjat mahnitëse të fizikut të saj.
Modelja, e cila jeton dhe vepron në Angli, ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit në faqet e thashethemeve pas ndërprerjes së lidhjes së saj me Feron.
Reperi nga Gjilani i konfirmoi spekulimet duke bërë të ditur se nuk është më në lidhje. /Telegrafi/