Site icon Telegrafi

Arbenita rikthehet sërish në qendër të vëmendjes me pozën në të brendshme

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen e publikut me pozat që publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron 465 mijë ndjekës, nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka pozuar në të brendshme derisa në plan të parë ka vënë fizikun e saj të mahnitshëm.

Duke qenë se shquhet për linjat trupore, Ismajli thuajse në çdo fotografi të saj vë në pah figurën trupore.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komplimentet që ka pranuar nga ndjekësit dhe miqtë, madje për pak minuta fotografia e saj është pëlqyer mbi 11 mijë herë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Mirëmëngjes njerëz”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Arbenita aktualisht është duke e shijuar lidhjen me reperin Fero, përkundër se shpesh është përfolur për krizë në marrëdhënien e tyre.

Ajo po ashtu jeton dhe vepron në Angli, teksa atje ka ndërtuar karrierën prej modeleje. /Telegrafi/

Exit mobile version