Site icon Telegrafi

Arbenita reagon publikisht pas publikimit të videos së shumëpërfolur ku shihet duke u puthur me një mashkull

Ka qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale një video e modeles Arbenita Ismajli, ku shihet duke u puthur me ish-të dashurin e saj nga e kaluara.

Ajo çka mund të quhet cenim i privatësisë përderisa bukuroshja aktualisht është në një tjetër lidhje me reperin Fero, duket të ketë qenë thjeshtë ‘hackim’ i rrjetit social SnapChat të ish-të dashurit të saj të mëparshëm, sipas tij.

Megjithatë këtë hipotezë nuk e mbështet Arbenita, e cila e ka quajtur gjithçka të qëllimshme çdo gjë që shënoi këtë skandal.

Në një reagim të gjatë të bërë në InstaStory, modelja Ismajli ka akuzuar ish-të dashurin për publikim të qëllimshëm të videos, nën arsyetimin se i është ‘hackuar’ SnapChati.

Megjithatë, ajo shton se të gjitha këto nuk mund ta ndajnë nga reperi Fero, me të cilin është ‘kokë e këmbë’ e dashuruar dhe nuk është ndarë asnjëherë – ndonëse një gjë e tillë është aluduar shpesh në mediat vendore. /Telegrafi/

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory
Exit mobile version