Telegrafi

Arbenita reagon ndaj ish-partnerit Fero: Nëse vazhdon të shkruash për mua, do të përballesh me ligjin

Arbenita e Fero kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të ndarjes së tyre.

Këta të dy kanë qenë në lidhje martesore me vite, derisa Arbenita paditi tashmë ish-partnerin e saj për dhunë në familje.

Përveç ndarjes së çiftit, një ndryshim shumë i madh erdhi edhe nga Fero tashmë i njohur me emrin Khattab, pasi ky ndërroi thuajse i tëri.

Fero dhe Arbenita (Foto: Norik Uka)

Fero la muzikën, duke iu përshkushtuar fesë islame, e së fundi edhe vizitoi Arabinë Saudite.

Ish-reperi shqiptar ishte ai cili nuk ndalonte së komentuari mbi lidhjen e tij me Arbenitën, e së fundi edhe bëri një postim për të duke i kërkuar falje ish-gruas se tij, por Arbenita ishte ajo e cila heshti gjithmonë, duke mos komentuar asgjë, deri tani.

Para disa orësh, ajo reagoi për herë të parë, duke postuar një shkrim të gjatë në InstaStory, duke treguar se si ka ndikuar e gjithë kjo, e si po ndihet.

Lexo po ashtu Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim

Arbenita shkruan se si u mundua ta mbajë private jetën e saj, por vendosi të flasë pasi kishe shumë abuzim psiqik nga ish-partneri.

Ajo vazhdon të tregojë qe Fero nuk është ashtu si paraqitet, duke u shprehur që ai nuk po i nënshkruan dokumentet e divorcit.

Modelja shqiptare ka shkruar që nëse ai vazhdon të shkruajë për të, ajo do të marrë masa ligjore. /Telegrafi/

Foto: Arbenita Islmajli/InstaStory