Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më me trend kohëve të fundit.
Bukuria dhe linjat e saj trupore kanë bërë që bukuroshja brune të jetë nga më të kërkuarat në fushën e modelingut.
Edhe në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke ndarë kështu imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Në një postim të fundit, modelja shqiptare ka ndarë një imazh të realizuar vite më parë, ku shihet si një fëmijë i lezetshëm.
Duket se bukuroshja nuk ka ndryshuar shumë që nga atëherë, pasi të njëjtin nur e ka edhe ditët e sotme.
Sidoqoftë, Arbenita përpos profesionit është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin Fero. /Telegrafi/