Telegrafi

Arbenita Ismajli vë në pah gjoksin teksa pozon me këmishë të bardhë

Modelja Arbenita Ismajli është e njohur për publikun shqiptar që nga lidhja e saj me reperin nga Gjilani, Fero. Ajo numëron një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët vazhdimisht komentojnë pozat e saj të ndryshme.

Derisa shumica e popullsisë po qëndrojnë në vetizolim, bukuroshja ka vendosur të jetë aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave të saj.

Ajo në rend të parë ka vënë në pah gjoksin teksa është veshur me një këmishë të bardhë duke i bashkangjitur dukjes një makijazh tejet të lehtë.

Lexo po ashtu Arbenita me kostum të hapur në pjesën e gjoksit

Ndërkaq, përpos postimeve dhe pozave ajo ka bërë të ditur se tashmë po qëndron në izolim për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/