Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, është mjaft e angazhuar në fushën e modelingut.
Ajo një pjesë të karrierës e ka ndërtuar në Angli, ndërkohë që shquhet për bashkëpunime të shumta me marka të ndryshme.
E njëjta së fundmi duket se ndodhet për punë në Spanjë, gjersa po kalon edhe një kohë të bukur.
Pavarësisht se mori kritika të shumta pasi partneri i saj, reperi Fero, ndodhet në paraburgim – duket se kjo gjë nuk do e ndalë atë.
Zeshkania publikoi në rrjete sociale disa imazhe të tjera me një fustan të bardhë, ku pozoi krahas një plazhi atje.
Fero ndërkaq ditë më parë u arrestua pasi u publikua një video ku shihej duke grushtuar një qytetar brenda një veture.
Në raportimet e tjera, i njëjti u tha se ishte provokuar pasi qytetari në veturën e tij kishte lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën ai shan Feron. /Telegrafi/