Reperi i njohur, Fero, ditën e djeshme (29 tetor) u përfshi në një konflikt me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.
Fero bashkë me truprojën e tij sulmuan fizikisht duke e kërcënuar edhe me një armën Jetmirin, në studion muzikore të këtij të fundit në lagjen Dragodan në Prishtinë.
Pas incidentit Fero bashkë me truprojën e tij u shpallën në kërkim nga policia, por disa orë më vonë të dy janë dorëzuar në stacionin policor.
Një reagim për gjithë ngjarjen sonte (e shtunë) ka bërë edhe bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli.
Përmes një postimi në InstaStory, Arbenita u shpreh se ata kanë lindur në një shoqëri që nuk i meriton, por shumë shpejt suksesi i reperit do ua mbyll gojën të gjithëve.
“Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Mediat janë false. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le të vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar Arbenita e cila ka bashkangjitur një imazh ku shihet pranë Feros.
Ndryshe, kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Nina. /Telegrafi/