Arbenita Ismajli është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, dhe ndonëse është bërë nënë pak kohë më parë, ajo mbetet aktive me angazhime profesionale.
Modelja e njohur së fundmi ka realizuar një fotosesion shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.
Arbenita ka ndarë disa pamje në InstaStory teksa po realizon një projekt ku shihet e veshur me veshjet tradicionale shqiptare.
Ajo dukej në formë të mirë dhe unike, ndërsa u shpreh që është shumë e entuziazmuar të ndaj me fansat këtë projekt për të cilin është duke punuar prej kohësh.
Ndryshe, kujtojmë që modelja është e martuar me reperin Fero, me të cilin ka një vajzë.
Ajo së fundi reagoi në lidhje me arrestimin e reperit, pas incidentit që ky i fundit pati me menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.
Arbenita u shpreh “një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj”, ndërsa suksesi i reperit do të ua mbyll gojën atyre që janë kundër tij. /Telegrafi/