Site icon Telegrafi

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja ditën e djeshme (e mërkurë) zbuluan edhe gjininë e foshnjës, duke treguar se po presin një vajzë.

Derisa është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë, modelja nga Kumanova nuk ka ngurruar të publikojë disa imazhe tërheqëse me barkun e rrumbullakosur.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo shkëlqen me dukjen atraktive, gjersa kjo periudhë e ka bërë të duket edhe më në formë.

Lexo po ashtu Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, ndërsa njofton se ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë

Çifti gjatë muajit të kaluar po ashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak ditë më vonë njoftuan për fëmijën.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Të njëjtit janë së bashku për më shumë se dy vite, megjithëse u raportuan për disa kriza në romancën e tyre. /Telegrafi/

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

 

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)
Exit mobile version