Modelja e njohur, Arbenita Ismajli i kushton rëndësi të madhe paraqitjeve në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe sjell imazhe të ndryshme duke marr vëmendjen e admiruesve të saj.
Edhe në një paraqitje të fundit, modelja nga Kumanova u shfaq tejet aktive duke vënë në pah linjat e mahnitshme të trupit.
Në foto, Arbenita shihet e veshur me një kostum i ngjashëm dypjesësh i përbërë nga gurë shumëngjyrësh dhe rruaza.
Veshja përbëhej nga një palë sytjena që kompletoheshin nga min-fundi i ngjashëm, teksa në fokus ishte beli dhe barku i tonifikuara.
Dukja e bukuroshes u kompletua edhe me flokët e gjata që i la prapa krahëve dhe makijazhit të theksuar.
Arbenita u shfaq më në formë se kurrë më parë pavarësisht zhvillimeve në jetën e saj private.
Kujtojmë që muaj më parë modelja i dha fund martesës me reperi Fero, më pas ky i fundit njoftoi se po tërhiqej nga muzika për të iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/