Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli ndonëse e angazhuar profesionalisht ka gjetur kohë që edhe së fundmi të shijojë disa ditë pushim.
Bukuroshja nga Kumanova këtë herë ka përzgjedhur Turqinë për të pushuar bashkë me partnerin e saj, reperin Fero dhe vajzën e tyre Nina.
Natyrisht, nuk kanë munguar imazhet e ndryshme që Arbenita ka sjellur për fansat e saj në llogarinë personale të Instagramit.
Modelja ka pozuar në disa foto të ndryshme ku shihet e veshur me bikini me ngjyrë të kaltër teksa merr vëmendje me linjat e përkryera të trupit.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe gjithashtu komentet nga ana e admiruesve të saj sipër fotografive.
Ndërkohë, kujtojmë që Arbenita dhe Fero bashkë me vajzën e tyre prej kohësh jetojnë në Gjilan ndërsa modelja mbetet e përkushtuar edhe ndaj karrierës së saj dhe vazhdon të jetë imazh I markave të ndryshme.
Në anën tjetër, ndonëse shumicën e kohës janë të pandashëm edhe reperi Fero është mjaft aktiv me projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/