Telegrafi

Arbenita Ismajli shfaqet në top formë pas lindjes së vajzës

Arbenita Ismajli Foto: Instagram/arbenitaismajli

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo javë më parë bëri të ditur se është bërë nënë për herë të parë, teksa është shprehur se ende nuk i besohet se ka marrë një epitet të tillë.

Përkundër kësaj, modelja nuk po i ndalon pozat tërheqës në rrjete sociale, të cilat po i komentohen për të mirë.

Në disa imazhe që ajo ka publikuar në Instagram, ka bërë që mijëra ndjekësit e saj të ngjallin kureshtjen për tiparet e bujshme trupore.

Edhe pas lindjes, Arbenita vërehet se është në top formë, teksa u pa e veshur me një material me ngjyrë bezhë.

Postimi i saj mori shumë pëlqime, përfshirë edhe komente që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej.

Theksojmë se modelja dhe reperi Fero pritën në jetë një vajzë, që e pagëzuan me emrin Nina. /Telegrafi/