Arbenita Ismajli vazhdon të jetë ndër modelet shqiptare më të suksesshme.
Ajo tashmë jeton dhe vepron në Angli, aty ku edhe po bën bujë përmes punës së palodhshme që bën.
Derisa sjell gjithmonë fotosesione të ndryshme, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ajo zgjodhi diçka më ndryshe.
Imazhi që ajo publikoi e shfaqte modelen plot nur, teksa e njëjta ishte realizuar vite më parë.
Flokët e shkurtra bënë që ajo të mos njihet, por pas disa çaste vërehet që është Arbenita.
Postimi i tillë u bë viral në rrjet, pasi është hera e parë që modelja shfaqet me flokë aq të shkurtra. /Telegrafi/