Telegrafi

Arbenita Ismajli publikon imazhe tërheqëse, teksa thotë se do i fshij më vonë

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram/arbenitaismajli)

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më të komentuarat në rrjet dhe faqet rozë.

Krejt kjo vjen si pasojë e postimeve të saj të përditshme, përfshirë këtu pozat tërheqëse e shpeshherë edhe provokuese.

Së fundmi, bukuroshja brune ka vendosur të josh fansat e saj në rrjetin social Instagram, përmes disa lëvizjeve para kamerës.

E veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza, ajo ka vendosur që flokët e drejta t’i lë të lira mbi supe.

Kohëve të fundit ajo është parë me paraqitje natyrale, teksa po përdor në mënyrë minimale makijazh.

“Ndoshta do i fshij më vonë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Vlen të përmendet se modelja dhe reperi Fero, të cilët janë në lidhje që një kohë të gjatë, kanë qenë duke i kaluar pushimet në Greqi. /Telegrafi/