Arbenita Ismajli është modelja për të cilën flitet në masë të madhe në faqet rozë.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndan informacione rreth përditshmërisë së saj, përfshirë edhe jetës personale.
Në një postim të fundit, bukuroshja brune ka mahnitur 568 mijë ndjekësit, ndërsa merrte poza atraktive para kamerës.
Modelja e njohur zgjodhi që për veshjen tërheqëse të jetë më ngjyrë të bardhë, çka i theksonte linjat trupore.
Të tilla poza ajo i mori duke qëndruar në një shtrat, ku çdo lëvizje e saj u shkrep në momentin e duhur për imazh.
Postimi i saj mori me mijëra pëlqime, përfshirë edhe komentet e fansave dhe kolegëve të saj.
Për Arbenitën së fundmi është aluduar për një shtatzëni të mundshme me Feron, të cilën e demantoi vet ajo. /Telegrafi/