Bukuroshja e njohur, Arbenita Ismajli, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo vazhdon herë pas here të rrëmbejë vëmendjen me fotografitë atraktive që ndan me ndjekësit, ku nuk heziton të ekspozojë trupin e saj.
Një gjë të tillë, modelja e njohur e bëri edhe në setin e fundit të fotografive, të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo ka pozuar lakuriq me një gotë verë në dorë, teksa shijonte një banjë të ngrohtë në vaskën e saj.
Në njërën prej pozave, Arbenita duket mjaft tërheqëse teksa fotografohet nga mbrapa dhe vë në pah trupin e saj të tonifikuar.
“Natën e kaluar në Manchester”, shkroi bukuroshja Imsjali në mbishkrimin, e cila tash e sa kohë ndan jetën e saj mes trevave shqiptare dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. /Telegrafi/