Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi të ndryshme, duke pozuar për brendet e njohura apo edhe ndonjë fotografi artistike.
Jo të pakta janë rastet kur bukuroshja Ismajli publikon edhe ndonjë fotografi provokuese, duke treguar fizikun e saj.
Një të tillë, ajo e ndau së fundmi me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej duke pozuar me bikini.
Teksa pozonte e shtrirë dhe nën filtrat bardhë e zi, Arbenita dukej mjaft tërheqëse duke vënë në dukje linjat e saj trupore.
Ajo përndryshe po vazhdon të qëndrojë në Londër – qytet ky në të cilin ka qëndruar e izoluar gjatë gjithë pandemisë. /Telegrafi/