Modelja e njohur Arbenita Ismajli, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurin e saj, reperin Fero.
Dyshja duket se kanë zgjedhur bregdetin grek për të kaluar pak kohë të mirë me njëri-tjetrin në sezonin veror.
Teksa Fero bëri të ditur se u distancua nga Instagrami gjatë këtyre ditëve, për të shijuar totalisht pushimin e tij, Arbenita nuk rezitoi dot pa ndarë me ndjekësit disa fotografi në këtë rrjet social.
Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe nga Halkidiki, ku shfaqet mjaft atraktive teksa pozon në bikini.
Bukuroshja duket tejet tërheqëse duke vënë në pah linjat e saj trupore, për të cilat është vazhdimisht e komplimentuar nga fansat.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë pëlqyer tej mase këtë paraqitje të saj. /Telegrafi/