Ajo është njëra nga modelet shqiptare që komentohet për thuajse çdo paraqitje e dalje publike.
Fjala është për partneren e reperit Fero, Arbenita Ismajlin, që prej shumë kohësh është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyera në shoëbizin shqiptar.
Artistja, e cila tanimë numëron mbi 600 mijë ndjekës, ka mahnitur me imazhet e fundit që ka ndarë në Instagram.
Nëna e një vajze vjen e mrekullueshme në një fustan të shkurtër të bardhë, i cili ia vë më në pah linjat trupore.
Komplimentet nuk munguan në hapësirën për komente, gjersa postimi mori mijëra pëlqime.
Arbenita përndryshe është rikthyer në formë tejet shpejt, pasi janë bërë vetëm pak muaj që nga lindja e vajzës. /Telegrafi/