Ajo është ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.
Fjala është për bukuroshen brune, Arbenita Ismajli, për të cilën ka interes të publikut për çdo lëvizje që bën.
Ajo në disa postime të fundit është shfaqur tërheqëse, ndërsa merrte poza atraktive para kamerës.
Arbenita për këtë dukje zgjodhi një fustan të zi dhe të ngushtë, që i bënte t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.
“Njerëzit thonë shumë gjëra. Kështu, unë shikoj se çfarë ata bëjnë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Flokët ndërkaq vendosi t’i ketë të lira mbi supe, duke bërë që t’i theksohet edhe më shumë makijazhi me nuanca të errëta.
Vlen të përmendet se Ismajli është bërë nënë për herë të parë para disa javës, vajzën të cilën e ndan me reperin Fero. /Telegrafi/