Arbenita Ismajli është padyshim një prej modeleve më të suksesshme shqiptare.
Për modelen nga Kumanova sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë, kjo sepse ajo po feston ditëlindjen e 24-të.
Krahas urime të shumta nga familjar, miq e fansa, një të tillë Arbenita ka marr edhe nga partneri i saj, reperi Fero.
Fero ka postuar një fotografi përkrah bashkëshortes së tij në llogarinë e Instagramit teksa edhe zgjodhi një urim të ëmbël për të.
“Urime ditëlindjen bota ime, përgjithmonë”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e imazhit.
Të shumta ishin komentet dhe urimet edhe nga ana e fansave të reperit, i cili së fundmi është rikthyer në kompaninë muzikore ku kishte nisur karrierën “On Records”.
Ndërkohë, theksojmë që Fero dhe Arbenita u martuan vitin e kaluar, ndërsa janë prindër të një vajze. /Telegrafi/