Bukuroshja Arbenita Ismajli është një nga modelet shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram.
Ajo ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, bukuroshja nga Kumanova ndau me ndjekësit një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër të bardhë.
Në mbishkrimin e fotografisë, Ismajli e bëri të qartë se dëshiron sa më parë rikthimin në normalitet, pasi është lodhur duke qënduar mbyllur shkaku i pandemisë coronavirus.
“Përshëndetje unë vetëm desha të them që dua të më rikthehet jeta”, shkroi modelja pranë ‘selfie’-t atraktiv që e ndauy me fansat e saj.
Arbenita Imsajli përnryshe gjatë kësaj periudhe të izolimit për shkak të COVID-19, ka qëndruar e karantinuar në kryeqytetin anglez, në Londër. /Telegrafi/