Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka mahnitur me fotografitë e reja në Instagram.
Ajo shfaqet me një makijazh të mrekullueshëm, i cili ia jep një pamje magjepsëse modeles.
Arbenita në këto fotografi tregon që ka qenë gati për një fotosesion për një markë që tashmë ajo modelon.
Flokët e bukuroshes ishin të stiluara në valë natyrale dhe të lëshuara mbi supe.
Veshja e saj përbëhej nga një bluzë shumë e shkurtë e bardhë, e cila ia zbulon në tërësi barkun e saj.
Ndërsa edhe aksesorët i kishte po ashtu me dizajn të guacave të bardha.
Ndërsa diçka çka bie në sy, janë gishtat e saj që nuk mbanin manikyr fare, duke i dhënë duarve të modeles një prekje natyrale. /Telegrafi/