Telegrafi

Arbenita, e dashura e Feros, ndiqet në Instagram nga Chris Brown

Ajo bëri bujë së fundmi kur u konfirmua se është në lidhje me reperin kontravers, Fero.

Arenita Ismajli ishte femra më e përfolur së fundmi kur u konfirmua se është e dahsura e Feros.

Bukuroshja shqiptare që njihet për dukjen e saj, jo për ndonjë karrierë në industrinë e shoubizit, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Por, një prej tyre është person shumë i famshëm i cili ka 50 milionë ndjekës.

Chris Brown në mesin e dy mijë personave që i ndjek e ka edhe bukuroshen shqiptare.

Deri tani Fero i është referuar asaj si shoqe, ndonëse duket se ajo ka tërhequr vëmendjen e njerëzve super të famshëm.

Chris e ndjek edhe reperen tjetër shqiptare, Baby G. /Telegrafi/