Zharku është ftuar që të jetë njëri nga anëtarët e jurisë në edicionin e 20-të të festivalit të filmit në Cottbus të Gjermanisë, festival i cili ka filluar të mbahet menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë dhe konsiderohet si festivali më i madh i kinemasë të Evropës lindorë në mbarë botën.
Sipas revistës kryesore të industrisë se filmit Variety, ky festival radhitet si një ndër 50 festivalet më të mira në botë, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë (2008) Frank-Walter Steinmeier e ka radhitur të dytin në gjermani pas Berlinales.
Kosova sivjet prezantohet edhe me dy filma në këtë festival, “Tonight Is Cancelled (Sonte është anuluar)”, një prodhim Irlandezo-Kosovar i regjisorit Brendan Grant ku luajnë Bubulina Lajci, Edi Agagjyshi, Mark Ohalloran e Astrit Kabashi, dhe projektin “Unë jam e kuqja”, një film i metrazhit të shkurtër me regji të Gazmend Neles.
Në këtë festival më herët ka qenë e pjesëmarrëse edhe aktorja Arta Dobroshi./Telegrafi/