Telegrafi

Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Asa,blistët e LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka thënë se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.

Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit e që nuk ka arritur të bëhet asamblist.

“Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu në T7.

Ndryshe Arben Vitia as sot nuk është parë në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku u bë edhe pranimi i detyrës nga kryetari i ri Përparim Rama.

Arben Vitia në zgjedhjet lokale të këtij viti, pos që ka qenë kandidat për kryetarë të komunës së Prishtinës, ka qenë edhe bartës i listës së LVV për asamble komunale.