Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, është rizgjedhur sërish në postin e sekretarit të përgjithsëm të partisë Aleanca për Shqiptarët.
Taravari sot në Kuvendin Qendror të partisë që u mbajt në Kërçovë, mori mbështetje nga gjithë bashkëpartiakët e tij që të vazhdojë në këtë funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Kuvendin e sotëm u zgjodhën edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, e cila ka 31 anëtarë plus një nga diaspora.
Nga partia thonë se numri i anëtarëve nuk është përfundimtar dhe do të lëvizë deri në Kuvendin e ardhshëm./Telegrafi/