Në emisionin “Përballje” sonte është diskutuar për gjendjen në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.
Profesori në Departamentin e Shkencave Politike, Arben Hajrullahu, ka thënë se në UP ka individë që janë të zhytur edhe në aspektin akademik dhe manipulativ.
“Fatkeqësisht këta persona janë në pozita kyçe dhe shkaktojnë trubullira brenda UP-së”, ka deklaruar Hajrullahu.
Madje ai e ka quajtur problemin e tij me menaxhmentin e Fakultetit Filozofik si diçka shpikur.
“Rasti me menaxhmentin ku punoj unë është bërë një zhurmë shumë e madhe më nje propagandë, me njëfar lloj shpifje klasike duke u thënë se unë nuk i pasna studimet në rregull, e që nuk është kështu”, ka deklaruar Hajrullahu
Në anën Naser Sahiti – Prorektor për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, ka thënë se më gjithë problemet e kritikat gjatë këtij viti ka pasur avancim.
“Çështja e avancimeve ka qenë pika më pronblematike këto 4-5 vite në Universitet të Prishtinës, por jo më e domosdoshmja, sepse ka tema ma kryesore si ligjeratat e studentëve, organizimi i studentëve, sesa gradat një ma të lartë apo më ulët”, ka deklaruar Sahiti.
Ai thotë se në UP prej kur ka ardhur menaxhamenti i ri, gjërat kanë avancuar.
“Besoj se ka shenja të mira, dhe jemi në rrugë të mbarë ta kthejmë Universitetin aty ku e ka vendin”, ka thënë Sahiti në emision.
Në anën tjetër Rron Gjinovci nga rganizata ORCA, që bën monitorimin e punës së Universitetit, thotë se në vitin e parë ka pasur shumë probleme duke filluar nga avancimet e plagjiaturat, e ku shumë dekanë bëjnë dallavere e politike.
“Ka raste edhe për plagjiaturë e që kanë qenë të njoftum edhe në rektorat, është fjala për shefin e Departamentit të Historisë edhe ai është avancu prapë”, ka thënë Gjinovci.
Ndërsa Suzana Manxhuka-Kërliu – Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, ka thënë se brenda këtij viti në këtë fakultet ka pasur zhvillime pozitive, sidomos sa i përket mbajtjes së ligjeratave.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/