Këngëtari Arben Dibrani, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Sonte ti ku je” mban titullin kënga e re , e cila është ritmike në sensin e baladës.
Kënga është punuar në studion e këngëtarit Blero, i cili ka shumë emra tashmë nën menaxhim.
Muzika është realizuar nga Benny, teksti nga ImperiALB, dhe orkestrimi nga Arti.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft këngës.
Për anën vizuale të projektit janë kujdesur BUG Production.
Arben Dibrani, është një emër mjaft i pëlqyer për këngët e tij, teksa nuk mungon angazhimi në koncerte e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HDw3uMr7Cno