Telegrafi

Arben Ahmeti: Sot PDK në Qeveri nuk dallon asgjë nga AKR-ja (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se roli i PDK-së në Qeveri është zbehur shumë, duke e krahasuar me pozicionin e AKR-së.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka dyshim se PDK ka rënë nën hijen e Ramush Haradinajt.

“Unë mendoj se PDK ka rënë nën ndikimin e Ramush Haradinajt. Në fakt, sot PDK në Qeveri nuk dallon asgjë nga AKR. PDK dhe AKR janë njëjtë në Qeveri”.

“Nëse lideri i PDK-së vjen nga Anglia drejt në studion televizive dhe thotë se do ta rrëzojë [Qeverinë nëse del kundër Amerikës], dhe shkon e nuk e rrëzon…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas analistit, PDK është e pasinqertë në raport me taksën dhe Amerikën.

“PDK kërkon të hiqet taksa për shkak të raporteve me Amerikën. Por ne e dimë se PDK-ja po do të heq taksën për shkak se është në interes të presidentit Thaçi që të përfundojë marrëveshjen”.

Ahmeti ka thënë se PDK nuk shquhet si një parti që u bindet shumë ndërkombëtarëve.

“PDK nuk është parti që në gjenezën e saj pranon gjithçka që vjen si sugjerim ndërkombëtarë. PDK nuk mund të bëhet zëdhënëse e Amerikës”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/